“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, deklaroi se integrimi europian nuk mund të kufizohet te hapja e kapitujve, por duhet të sjellë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, forcim të institucioneve dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe punët e jashtme të vendeve të Bashkimit Europian, Tabaku theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se organet e drejtësisë po veprojnë, por nuk mund të përdoren si dëshmi e pastërtisë së qeverisë. “Hetimi i zyrtarëve të lartë tregon se drejtësia po vepron. Por kjo nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë. Kjo tregon sistemin e korruptuar që është ngritur”, u shpreh...
Burimi:
javanews.al