Drejtësia gjeopolitike dhe dështimi i elitave tona

Drejtësia gjeopolitike dhe dështimi i elitave tona

Nga Evarist Beqiri Në vitin 2015, Kosova ishte në një situatë ku çdo lëvizje e përkeqësonte pozicionin e saj. Por ajo ishte e detyruar që të lëvizte. Mekanizmi për ngritjen e një tribunali nga OKB-ja ishte “Shpata e Demokleut” që u mbajt mbi kokën e lidershipit politik të Kosovës në vitet 2014-2015. Kjo do ta rikthente edhe më fort çështjen e Kosovës në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe do t’u jepte Rusisë dhe Kinës një rol të drejtpërdrejtë në arkitekturën e mekanizmit të drejtësisë. ​Nëse Prishtina nuk do ta krijonte mekanizmin e kërkuar, Këshilli i Sigurimit kishte një alternativë reale për të ngritur një mekanizëm ad hoc. Kjo do ta vendoste procesin në një terren ku Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme me...