DREJTESIA FURNIZON DHUNEN/ GABIMI FATAL I FLAMINGOVE, SOLLI BERISHEN NE KRYE TE PROTESTAVE
Analisti Skënder Minxhozi ka kritikuar përshkallëzimin e protestave në kryeqytet, duke paralajmëruar se vandalët po përpiqen të marrin peng qendrën e Tiranës. Në një intervistë ai u shpreh se dhuna po dëmton kauzat e grupeve që kanë dalë në protestë, përfshirë studentët, pedagogët dhe opozitën. Sipas Minxhozit, protestat e nisura disa muaj më parë kishin arritur të krijonin presion politik mbi qeverinë përmes formave paqësore të reagimit. Megjithatë, ai vlerëson se mungesa e një projekti të qartë politik nga lëvizja e njohur si “flamingot” përbën një gabim të rëndësishëm. “Ngulmimi më pas i flamingove për të mos pasur projekt politik, është gafë e madhe”, deklaroi analisti, duke argumentuar se, kur politika tërhiqet dhe mungon një drejtim i qartë, në plan të parë mund të dalin...
Burimi:
ntv.al