Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Nga Ardit Rada Ka një pyetje që pas vendimeve të Hagës nuk mund të shmanget më: si është e mundur që, gati tri dekada pas luftës së Kosovës, bilanci i drejtësisë krijon përshtypjen se një peshë kaq e madhe ka rënë mbi drejtuesit e UÇK luftoi për çlirim kundër forcave të Slobodan Millosheviçit? Nuk bëhet fjalë për të mohuar krimet individuale dhe as përgjegjësinë penale të kujtdo që provohet se i ka kryer ato. Por drejtësia matet edhe me proporcionalitetin, kontekstin dhe mënyrën se si pesha e përgjegjësisë shpërndahet mes palëve të një konflikti. Dhe pikërisht këtu lind debati i madh për Kosovën. Lufta e viteve 1998-1999 nuk ishte një konflikt mes dy ushtrive dhe dy shteteve me fuqi të barabartë. Në njërën anë ishte...