DRAME GLADIATORESH NE KRYEQYTETIN ITALIAN, ROMA ‘LE KOCKAT’ ME REALIN, HUMBET 3-4

DRAME GLADIATORESH NE KRYEQYTETIN ITALIAN, ROMA ‘LE KOCKAT’ ME REALIN, HUMBET 3-4

Roma dhe Reali i Madridit dhuruan spektakël në ‘Olimpico’, ku Roma nga avantazhi 3-1 u mposht me përmbysje 3-4. ‘Los Blancos’ realizuan tre gola për gjashtë minuta loje, duke lënë zhgënjim të madh te tifozët vendës. Skuadra italiane kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të, me Marten de Roon, i cili goditi nga jashtë zonës. Topi u devijua gjatë rrugës dhe përfundoi në rrjetë, duke e lënë të pafuqishëm portierin Thibaut Courtois. Roma – Real Madrid 1-0 Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Kylian Mbappé provoi goditjen nga distanca dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-1. Roma –  Real Madrid 1-1 Roma pati raste të mira për të shënuar edhe më herët. Paulo Dybala iu...