Drama “Tymnajë” ngjitet në skenën e Teatrit të Qytetit në Prizren më 14 nëntor
13 November, 2026 - 10:00 Drama “Tymnajë”, me autor dramaturgun Noah Haidle dhe regji të Agon Myftarit, do të shfaqet më 14 nëntor, në orën 20:00, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. Vepra ndërthur realizmin magjik me marrëdhëniet njerëzore, duke sjellë një rrëfim që trajton dashurinë, kujtesën, vetminë dhe absurditetin e jetës. Në shfaqje interpretojnë Alban Krasniqi, Rifat Smani, Hajat Toçilla, Kushtrim Qerimi, Alban Morina dhe Olisa Basha./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com