Drake shfaqet me varëse gjigante diamanti me shqiponjën dykrenare shqiptare

Drake shfaqet me varëse gjigante diamanti me shqiponjën dykrenare shqiptare

Reperi kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave shqiptarë, këtë herë duke u shfaqur me një varëse gjigante diamanti në formën e shqiponjës dykrenare shqiptare. Bizhuteria luksoze, e mbuluar tërësisht me diamante, shihet në videoklipin e këngës së re “Ya Hit”, të realizuar në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy. Varësja është krijuar nga argjendari i njohur Alex Moss dhe, sipas raportimeve, është dizajnuar posaçërisht për reperin. Revista muzikore “XXL” ka publikuar pamjet e Drake me aksesorin e veçantë, i cili paraqet njërin prej simboleve më të rëndësishme kombëtare shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbole shqiptare. Në vitin 2023, në videoklipin e këngës “Polar Opposites”, reperi u paraqit me një xhaketë të kuqe të zbukuruar me...