Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS
Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një qëndrim zyrtar duke kundërshtuar draftin për rritjen me 2% të pagës referuese për magjistratët. Drafti i propozuar nga Partia Socialiste, pritet të kalojë nesër në Kuvend për votim pavarësisht se u kundërshtua nga të gjithë aktorët e drejtësisë të thirrur për dëgjesë në Komisionin e Ligjeve. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky projektligj nuk garanton zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje si dhe krijon diferenca mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive. “Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji...
Burimi:
javanews.al