Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave, prokurorja Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave. Por ky vendim është kundërshtuar nga familja Haklaj. Babai i vëllezërve Muharrem Haklaj dhe motra Aishe Haklaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve mbi kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva...