Dosja ‘Partizani’/ Mediu: Kam zbatuar ligjin duke ndjekur një procedurë të nisur nga qeveria socialiste

Dosja ‘Partizani’/ Mediu: Kam zbatuar ligjin duke ndjekur një procedurë të nisur nga qeveria socialiste

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, foli për mediat pasi doli nga Gjykata e Posaçme, në të cilën ishte i thirrur për çështjen e ish-klubit ‘Partizani’. I pyetur nëse ka pasur diskutime për këtë çështje me ndonjë nga pronarët e tokës, Mediu tha se nuk ka pasur asnjë gjë të tillë. Madje ai tha se ka vazhduar një procedurë që ishte nisur nga qeveria e mëparshme socialiste. “E kam dhënë përgjigjen, absolutisht jo asnjëherë të vetme nuk kam pasur një diskutim asnjëherë të vetme për këtë gjë me asnjë pronar. Madje ka një ankim të pronarëve rreth fundit të vitit 2006 drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes se procesi po shkonte drejt privatizimit nga Klubi Partizani dhe jo nga pronarët që binte ndesh me ligjet e kohës. Dhe...