Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme. Mungojnë lekët e hipotekës

Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme. Mungojnë lekët e hipotekës

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Një raport financiar i kryer nga prokuroria e Durrësit dhe Posta Qendrore në Tiranë, ka zbuluar shifra financiare akoma dhe më të mëdha që janë vjedhur nga zyrtarët e Postës Shqiptare në Durrës. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se tashmë nuk bëhet fjalë më për vjedhjen e 700 milion lekëve, por shuma e parave që ishte dedikuar për pensionistët e Qarkut të Durrësit, shkon në shifrën prej 3 miliard e 600 milion lekë të vjedhura. Vjedhja e lekëve në Postën Shqiptare në Durrës, tashmë ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha, qoftë nga zbulimi i shumës financiare qoftë dhe nga fakti se ka zyrtarë të tjerë të përfshirë, ku së fundi ka dalë në skenë dhe emri i deputetes...