DOSJA/ Mbyti babanë me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, nën akuzë edhe nëna për fshehje!
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Anesti Ramës, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Patosit, dhe ka dërguar çështjen në gjyq. Vajza e tij, Ermalinda Rama, akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa nëna, V.R., akuzohet se ka pastruar vendin e ngjarjes dhe trupin e viktimës për të penguar zbulimin e së vërtetës. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u vra nga vajza e tij. Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar në gjyq 26-vjeçaren Ermalinda Rama, e akuzuar për veprën penale “Vrasja për shkak...
Burimi:
javanews.al