No Image Available

Dosja Hyseni dhe kontrolli mbi SHISH

Hetimi ndaj Vlorës Hyseni e ka vendosur drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit në qendër të debatit publik. Për ta kuptuar këtë çështje, rëndësi ka edhe mënyra si emërohet kreu i shërbimit, kujt i raporton dhe cilat institucione kanë detyrën ta kontrollojnë. Më 24 shtator, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj Hysenit. Çështja mbetet në hetim dhe masa e sigurisë nuk përcakton fajësinë. Sipas raportimit të gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhati, Hyseni ka mohuar në gjykatë t’i ketë dhënë Ergys Agasit materiale me karakter sekret shtetëror. Për drejtimin e institucionit, procedura është publike. Sipas programit të transparencës së SHISH-it, drejtori dhe zëvendësdrejtori emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Kjo do të thotë se...