Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen
Zbardhen detaje nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, nga dëshmitë dhe komunikimet e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem. Në dosjen e siguruar nga Top Channel, është administruar edhe dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira. Po ashtu, hetuesit kanë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me të motrën, të zhvilluara pak para ngjarjes. Nga këto komunikime mësohet se Xhuana i ka treguar motrës për situatën e krijuar dhe shqetësimet që kishte. Motra e ka këshilluar që të shkojë në polici dhe të denoncojë Eraldo Fizin për dhunën e pretenduar. Por Xhuana nuk ka pranuar. Në komunikim ajo shpreh frikën se, nëse do të bënte denoncim, Fizi mund t’i bënte diçka të keqe babait të saj....
Burimi:
javanews.al