Dosja e zezë e rrugëve/ Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes ku fituesi pranoi falsifikimin

Dosja e zezë e rrugëve/ Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes ku fituesi pranoi falsifikimin

Komisioni i Prokurimit Publik është përfshirë në një skandal të rëndë, teksa ka ligjëruar me vetëdije tenderin e paligjshëm 12.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare. Përmes një vendimi të marrë tre ditë më parë, KPP i ka hapur rrugë Autoritetit Rrugor Shqiptar që të certifikojë kompaninë “BAMI HOLDING” shpk si fituese, duke injoruar faktin tronditës se dokumentet e kësaj të fundit u ndryshuan në tavolinë pasi gara kishte përfunduar. Vetë fituesi pranoi ndryshimin e letrave në GjykatëSipas dosjes investigative, “Bami Holding” kishte deklaruar fillimisht makineri (kamionçina/borëpastruese) që rezultonin të çregjistruara dhe të pafunksionshme, duke dështuar në plotësimen e kritereve të detyrueshme teknike. Mirëpo, në vend që të skualifikohej menjëherë sipas ligjit, kompanisë iu mundësua një “asistencë e jashtëzakonshme” nga ARRSH-ja: dorëzimi i një...