“Dosja e zezë” e pasurisë së Blendi Gonxhes zgjerohet, nga lidhjet e dyshimta me biznesmenin që shfaqet pas…
Dosja e pasurisë dhe aktivitetit ekonomik të familjes së ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se ka ende kapituj të paqartësuar. Në pjesën e parë të investigimit të “Bold News” u dokumentua kronologjia e krijimit të Albarent, aktiviteti ekonomik i familjes përpara dhe pas hyrjes së Gonxhes në administratën publike, pagesat e raportuara nga subjekte të lidhura me projekte publike dhe çështja e detyrimeve tatimore të kompanisë. Por dokumentet dhe të dhënat publike të shqyrtuara për pjesën e dytë të kësaj dosjeje çojnë te tjera hallka të rëndësishme që kërkojnë shpjegim dhe hetime të thelluara. 2020: Emri i Nursen Metulit del në qendër të vëmendjes Në këtë histori shfaqet Nursen Metuli. Regjistri korporativë tregon se shoqëria A-T-D — Albanian Technology Distribution, NIPT...
Burimi:
sot.com.al