Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për një nga dosjet më të bujshme të krimit të organizuar në Shqipëri, atë të vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për secilin prej gjashtë të pandehurve, të akuzuar për përfshirje në këto ngjarje. Sipas pretencës së paraqitur nga Prokuroria, nga 25 vite burg janë kërkuar për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Imerajn, i njohur edhe si Viktor Bajraktari, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Plaurent Dervishin. Ndërkohë, për Luftar Reçin është kërkuar dënimi me 8 vite burg, për shkak të bashkëpunimit të tij me autoritetet. Vrasjet e Lamajt dhe Saliut ndodhën në shkurt të vitit 2005. Për vite me radhë, kjo çështje ka...
Burimi:
kohajone.com