Dosja e Astrit Kalasë dërgohet në gjyq me 3 të pandehur. Vrasja e gjyqtatit në sallë, rast unikal në botë

Dosja e Astrit Kalasë dërgohet në gjyq me 3 të pandehur. Vrasja e gjyqtatit në sallë, rast unikal në botë

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund një hetimi penal 1 vjeçar që flet për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 Tetor 2025, brenda ambienteve të gjykatës, duke shënuar rastin e parë në botë, të vrasjes së magjistratit në sallën e gjyqit. Vendimi për mbylljen e dosjes dhe dërgimin e saj për gjykim në gjykatën e Tiranës, është marë nga dy prokurorët e çështjes, Arenc Çela dhe Ridvan Suka Për këtë ngjarje të rëndë hetimi provoi se Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me qëllim vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja menjëherë sapo ai të shprehej me vendim përfundimtar. Ndaj tyre...