DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

Një organizatë e mashtrimit kompjuterik nëpërmjet shitjeve në internet, kryesisht Call-Center, është çmontuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, pasi akuzohet për zhvatjen e mijëra qytetarëve të huaj, me dëm miliona euro. Prokuroria e Posaçme dha detajet sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin dypalësh, të akuzuarit, veprat penale dhe se si funksiononte skema. Nën akuzë janë 11 persona, kryesisht shqiptarë, teksa 8 nga masat janë ekzekutuar nga SPAK. Njoftimi i SPAK: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi  8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi...