Dosja “Albanian File”/ Berisha sulmon Ramën: Territori i Shqipërisë si pronë personale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e trajton territorin e Shqipërisë si pronë personale dhe se, sipas tij, po krijon hapësira për interesat e karteleve të drogës. Në një deklaratë për mediat, Berisha iu referua dosjes “Albanian File”, duke pretenduar se 523 projekte janë miratuar pa respektuar kriteret ligjore për pronësinë, mjedisin dhe urbanistikën. Sipas Berishës, projektet përfshijnë investime me vlerë nga 1.5 deri në 2 miliardë euro dhe janë përzgjedhur përmes një procesi që ai e cilëson të kontrolluar nga kryeministri. Kreu i opozitës pretendoi se Rama ka pasur rol të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e studiove dhe në ndarjen e përfitimeve, por nuk paraqiti në deklaratën e tij prova konkrete për këto akuza. Berisha u bëri thirrje...
Burimi:
ntv.al