DOSJA/ Akuzohen se abuzuan me pronat, arrestohen2 ish-drejtorët e Kadastrës në Fier, specialisti dhe përfituesi! Prokuroria ndan detajet
Katër persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 76 pasuri me një sipërfaqe totale prej 1143 hektarësh tokë, si dhe 150 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy ish-drejtorë të ASHK-së Fier, një specialist jurist i këtij institucioni dhe personi që dyshohet se ka përfituar pronat. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për E.Sh. dhe B.K., në cilësinë e ish-drejtorëve të ASHK-së Fier, P.Ç., specialist dhe jurist pranë ASHK-së, si dhe K.H., përfituesi i pronave. Sipas Prokurorisë, hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 1026 të vitit 2025, në bashkëpunim me Policinë...
Burimi:
javanews.al