Dortmund bën më së miri detyrën, Leverkusen shpëton nga humbja në fund (video)

Dortmund bën më së miri detyrën, Leverkusen shpëton nga humbja në fund (video)

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së tretë në Bundesligë. Dortmund ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposht sot 3-0 Paderbon. Sfida në “Signal Iduna Park” u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një kundëruslmi të shpejtë dhe asistit të Serhou Guirassy, ishte Fabio Silva që gjeti golin. Në pjesën e parë, Serhou Guirassy shënoi dy herë për Borussia Dortmund, por golat u anulluan për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për verdhezinjtë. Në minutën e 80-të, Felix Nmecha siguroi fitoren e Dortmundit, duke shënuar golin e dytë, pas një kombinimi fantastik me Max Beier. Në minutën e 89-të, Nmecha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund, pas asistit të Marcel Sabitzer. SHIKOGOLAT Në sfidat e...