No Image Available

Donjeta Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave boksieren Donjeta Sadiku, në shenjë mirënjohjeje për suksesin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Haxhiu vlerësoi veçanërisht triumfin e Sadikut, e cila u shpall kampione në Lojërat Mesdhetare dhe fitoi medaljen e artë pas fitores në finale ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova. Në ceremoninë e dekorimit, Haxhiu përgëzoi Donjeta Sadikun, trajneren Marjola Sallauka dhe ekipin e saj, duke theksuar kontributin e tyre në sukseset e sportit kosovar dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com