Donika Dabishevci: Përderisa përgjegjësia qytetare është çështje e ndërgjegjes së autorit, autonomia estetike është  kusht themelor i krijimtarisë

Donika Dabishevci: Përderisa përgjegjësia qytetare është çështje e ndërgjegjes së autorit, autonomia estetike është kusht themelor i krijimtarisë

Intervistë me Donika Dabishevcin, poete dhe studiuese Shkrimtari ka në dispozicion gjuhën, kujtesën kulturore, dijen, intuitën, aftësinë e vëzhgimit dhe, mbi të gjitha, atë liri të jashtëzakonshme me përfytyru e imagjinu. Ai mundet me hy në vetëdijen e nji njeriu që ka jetu shekuj para tij, me ndërtu nji botë që ekziston vetëm në imagjinatë, me i dhanë za nji qenieje krejt të ndryshme prej vetes dhe me kriju prej kësaj nji realitet artistik që ka koherencën e vet të brendshme Donika Dabishevci është poete, studiuese dhe botuese. Ka studiuar letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ka përfunduar edhe masterin për të vazhduar në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 2013 doktoroi po në letërsi. Ka botuar: “Krizantema të plasura”, proza poetike, Prishtinë, 1996,...