“Doni që të nxirrni titull për ‘motrën time’ në Romë”- Rama nga Brukseli: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vazhdojë! Sfidë civilizimi

“Doni që të nxirrni titull për ‘motrën time’ në Romë”- Rama nga Brukseli: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vazhdojë! Sfidë civilizimi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, perspektivën e saj pas vitit 2030 dhe mundësinë e një anëtarësimi të pjesshëm e gradual në Bashkimin Evropian. Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama mbrojti marrëveshjen me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ndërsa nuk përjashtoi vazhdimin e saj edhe më tej. I pyetur se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen pas vitit 2030, në rast se Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, Rama u përgjigj me një batutë për homologen italiane. Tadeo: Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë...