Doli nga shtypi nr. 31 i Revistës ALBANICA
Një numër i ri i revistës Albanica vjen tek lexuesit me një përmbajtje të pasur studimesh historike, gjuhësore e letrare, dokumentesh të kujtesës kombëtare, refleksionesh kritike dhe krijimesh artistike, duke dëshmuar edhe një herë pasurinë e kulturës shqiptare dhe dialogun e saj të qëndrueshëm me hapësirën europiane. Në këtë numër, Luan Topçiu në kryeartikullin e tij jep një përqasje mbi historinë e njerëzve të mëdhenj dhe të atyre pa emër. Kristaq Prifti, Antonio Baldacci, Amedeo Giannini, Liviu Lungu dhe Luan Rama sjellin kontribute të çmuara për historinë shqiptare, lëvizjen kombëtare, marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe figurat e spikatura të botës shqiptare. Në fushën e gjuhësisë dhe të identitetit gjuhësor, Aristotel Spiro sjell një studim të thellë lidhur me parimet e drejtshkrimit të shqipes, studim i vlefshëm dhe...
Burimi:
kultplus.com