Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha se Spiropali, por edhe deputetët e tjerë në PS, qëndrimin e tyre kundër reformës duhet ta shoqërojnë me votë kundër. Kryedemokrati theksoi se nëse kjo ndodh, atëherë fjalimi i Spiropalit, por edhe deputetëve të PS që kanë dalë kundër, do ishte fjalimi më hipokrit në historinë e Kuvendit. Replika me Spiropalin Sali Berisha: Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet të ashtuquajturën reformë është një bashkëpunëtor me Eco Tiranën i një organizate të Ndraghetës. Ky njeri në 7 vite ka shpërdoruar qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më pis. Ftoj që fjalën që mbajtën ta shoqëroni me qëndrimin me votë,...