Doli e mundur ndaj Austrisë, tekniku Foda: Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi
Austria ka mposhtur Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të Grupit në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke bërë që “Dardanët” të provojnë shijen e humbes së pare në këtë edicion të Nations League. Të besuarit e teknikut Franco Foda e nisën mirë takimin dhe patën mundësi për të kaluar në avantazh, por nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara. Austria zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të me David Affengruber, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje dënimi. Në fund të pjesës së parë, Junior Adamu dyfishoi avantazhin e austriakëve pas një kundërsulmi të shpejtë. Trajneri Franco Foda reagoi në pushim me tri zëvendësime, duke aktivizuar edhe Edon Zhegrovën. Kosova u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe pati një...
Burimi:
gijotina.com