‘Dola thjesht si qytetar’, aktivisti Dogjani: Edhe policët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë

‘Dola thjesht si qytetar’, aktivisti Dogjani: Edhe policët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë

Protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se 100 ditësh kanë nxjerrë në pah akuza të rënda për shkelje të të drejtave të njeriut dhe veprime të jashtëligjshme nga ana e forcave të rendit. I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, aktivisti Asllan Dogjani, tregon se si pa asnjë shkak të bazuar në ligj u shoqërua nga forcat policore gjatë protestës. Teksa tha se kishte dalë për të mbrojtur të drejtat e tij kushtetuese, Dogjani shtoi se u ndalua thjesht sepse po qëndronte në trotuar duke filmuar protestën. Asnjë akt dhune, asnjë bllokim rruge, e megjithatë forcat e policisë e shoqëruan atë duke i ndrydhur krahun për t'i marrë telefonin me forcë, pa pasur asnjë vendim nga prokuroria. Vetë Dogjani ka...