Doireann Ní Ghríofa rikthehet te zërat e grave të harruara në librin “Said the Dead”

Doireann Ní Ghríofa rikthehet te zërat e grave të harruara në librin “Said the Dead”

Ka histori që nuk përfundojnë me vdekjen e atyre që i kanë jetuar. Ato mbeten në arkiva, në faqet e zverdhura të librave, në shënimet e mjekëve dhe në kujtesën e vendeve që kanë parë dhimbje të panumërta. Pikërisht në këto hapësira të heshtura poetja irlandeze Doireann Ní Ghríofa kërkon zërat e grave që rrezikojnë të humbasin sërish. Në librin e saj të ri, Said the Dead, autorja ndërthur poezinë, kujtesën dhe kërkimin në arkiva, duke u kthyer te historitë e grave të shtruara në një spital psikiatrik të shekullit XIX në Cork. Në një intervistë për Vogue, Ní Ghríofa rrëfen rrugën që e çoi drejt këtyre historive dhe drejt një libri ku e shkuara vazhdon të flasë përmes zërave të saj të heshtur. Gjithçka...