Dogjën kazanë, sulmuan efektivët dhe bllokuan qarkullimin te Ministria e Arsimit, arrestohen 2 protestues (EMRAT)

Dogjën kazanë, sulmuan efektivët dhe bllokuan qarkullimin te Ministria e Arsimit, arrestohen 2 protestues (EMRAT)

pamje nga djegia e kazaneve gjate protestes TIRANË- Dy persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar më 27 tetor para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në pranga kanë rënë Vera Camaj 49 vjeçe dhe Besmir Pula 27 vjeç. Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kundërshtuan dhe hodhën sende të forta ndaj punonjësve të Policisë, dogjën kazanët e mbeturinave dhe penguan qarkullimin. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”. Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçari gjithashtu dyshohet se në protestën e 23 tetorit ka vjedhur kasën e një motori me vlerë 1 mijë euro.  Njoftimi...