“Do të ulesha e para në karrige”, ftesa e Ramës për dialog, Rudina Hajdari: Pranoni ftesën për dialog…
Rudina Hajdari ka reaguar për protestat e dhunshme duke u kërkuar protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar dhe ish- deputete Partisë Demokratike, ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë.Ajo shprehet se në një rast të tillë, do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog, por thekson se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha...
Burimi:
sarandanews.com