“Do të të vij çdo muaj në Hagë…” Rrëfimi prekës i Sevdije Krasniqit: Momenti i vendimit ishte shokues, kishim bërë plane me Jakupin

“Do të të vij çdo muaj në Hagë…” Rrëfimi prekës i Sevdije Krasniqit: Momenti i vendimit ishte shokues, kishim bërë plane me Jakupin

jakup dhe sevdije krasniqi KOSOVË- Bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, ka komentuar përjetimet gjatë para dhe gjatë vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Ajo ka rrëfyer për Top Channel, ajo tha se vendimin e kanë pritur në shtëpi dhe se kishin shpresuar që të gjithë të shpalleshin të pafajshëm, teksa e quan një 'vendim shokues'. “Ne kishim shpresë se do të shpalleshin të gjithë të pafajshëm. Vendimin e kemi pritur në shtëpi. Momenti i vendimit ishte shokues, nuk e prisnim. Kush janë ata 4 persona që po dënohen? Ata janë krerët e UÇK-së. Historia nuk do të helmohet nga asnjë vendim. UÇK-ja ka luftuar për liri. Ky vendim as nuk ndikon dhe as nuk duhet të ndikojë në jetën e Kosovës”, tha ajo....