“Do të jetonim të dy në fshat”, gruaja e Jakup Krasniqit: Vendimi ishte shokues, kishim bërë plane për…
Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, thotë se familja kishte shpresuar deri në fund për një vendim pafajësie. “Ne kishim shpresë se do të shpalleshin të gjithë të pafajshëm. Vendimin e kemi pritur në shtëpi. Momenti i vendimit ishte shokues, nuk e prisnim. Kush janë ata 4 persona që po dënohen? Ata janë krerët e UÇK-së. Historia nuk do të helmohet nga asnjë vendim. UÇK-ja ka luftuar për liri. Ky vendim as nuk ndikon dhe as nuk duhet të ndikojë në jetën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo. Sevdije Krasniqi thotë se familja do të vijojë të presë procesin e Apelit dhe kërkon lirimin e të dënuarve. “Ne kërkojmë...
Burimi:
javanews.al