DO TA THYEJ/ ERION BRAÇE KERCENON PASQYREN
Erion Braçe i jep një shans “Pasqyrë Albania”, por vendos edhe kufirin. Deputeti socialist deklaron se platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama duhet të provohet nga deputetët dhe qytetarët, por nëse ajo dështon të japë rezultat, do të jetë vetë ai që do ta “thyejë pasqyrën”. Në një intervistë për “Frontline” në Report TV, Braçe e konsideroi platformën një mundësi për të vendosur në të njëjtën hapësirë shqetësimet e qytetarëve dhe përgjigjet e institucioneve, duke krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe transparent. “Unë dua ta provoj, ashtu si edhe qytetarët duhet ta provojnë me qëllim që ta bëjmë të funksionojë. Në momentin që funksionon, ka sukses. Në momentin që nuk funksionon, unë i pari do e thyej pasqyrën”, deklaroi Braçe. Por për deputetin...
Burimi:
ntv.al