‘Do ndalojmë vetëm kur të ikë Rama!’ Media gjermane: ‘Flamingot e Frankfurtit’ protestojnë prej 4 muajsh
Në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri thuhet se do të ndërtohet një resort luksoz, i cili lidhet me familjen e presidentit amerikan Trump. Projekti ka shkaktuar një valë protestash, në të cilat tashmë bëhet fjalë për më shumë sesa vetëm mbrojtjen e natyrës. Edhe në landin Hesen të Gjermanisë po zhvillohen protesta. Nga Dennis Stockfisch, HESSENSCHAU Rreth 30 demonstrues mblidhen një të diel në shtator nën strehën e një biznesi në Frankfurt. Ata mbajnë lart pankarta me mbishkrime si “Mbroni Shqipërinë” ose “Investime për qytetarët, jo për oligarkët!”. Ata janë pjesë e “Flamingove të Frankfurtit”, dega e Hesenit e protestave të mëdha të flamingove në Shqipëri. Shumica e pjesëmarrësve i përkasin diasporës shqiptare. Vetëm në Hesen jetojnë më shumë se 11.000 shqiptarë...
Burimi:
gijotina.com