“Dje’gie, dhu’në, hakmarrje”/ Çfarë po ndodh në rrjet pas protestave në Kosovë
Thirrjet për dhunë dhe për sulme ndaj institucioneve, protestuesve e policisë janë shtuar në hapësirat online pas protestave të 5 tetorit në Prishtinë, të cilat u përshkallëzuan në përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka monitoruar hapësira komentesh kryesisht në postimet e mediave në rrjetet sociale, ku janë konstatuar mesazhe që bëjnë thirrje për djegien e ndërtesës së Kuvendit, rrahjen e protestuesve dhe sulme ndaj policëve. Komentet janë publikuar nga profile reale, anonime apo të dyshimta, ndërsa disa prej mesazheve janë shpërndarë edhe nga faqe në Facebook, pronësia dhe qëllimi i të cilave nuk janë të qarta. Ekspertët e sigurisë dhe të verifikimit të informacionit paralajmërojnë se një gjuhë e tillë mund të thellojë polarizimin shoqëror dhe ta zhvendosë pakënaqësinë...
Burimi:
ntv.al