Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Pas sulmit të paprecedentë tri ditë më parë ndaj punonjësve të policisë dhe Komisariatit numër 3, policia ka vënë në pranga disa persona, mes tyre edhe nje i ri nga Gjirokastra. “Në vijim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, për identifikimin dhe kapjen e personave që sulmuan punonjësit e Policisë dhe godinën e Komisariatit të Policisë Nr. 3 me lëndë piroteknike, gurë e bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në godinën e Komisariatit, si dhe duke dëmtuar 10 punonjës policie, u identifikua dhe u ndalua shtetasi E.K., 33 vjeç, banues ne Gjirokaster, i cili dyshohet se gjatë tubimit, tri ditë më parë, ka dëmtuar me sende të forta ambientet e këtij komisariati. Materialet procedurale...
Burimi:
argjiroja.net