No Image Available

“Djali im 4-vjeçar u dhunua”/ Nëna nga Korça denoncon edukatoren

Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. 6 të qytetit. Ajo pretendon se fëmija i ishte ankuar disa ditë më parë se mësuesja, të cilën e identifikon si Xheni, e godiste, por sipas saj, stafi i kopshtit nuk i kishte marrë seriozisht këto pretendime, duke i thënë se djali po gënjente. Plasa tregon se më pas e ka parë vetë edukatoren duke e shtrënguar të birin nga dora dhe duke e quajtur “mashtrues”. Sipas denoncimit të saj, gjatë incidentit është përfshirë edhe vetë në konflikt, duke pretenduar se edukatorja i ka hedhur telefonin dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nëna thotë se e ka denoncuar rastin në komisariat dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve...