Djali i Kadri Veselit emocionon me fjalimin: Nuk e kemi humbur besimin te perëndimi
Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, reagoi pas përfundimit të protestës së zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një deklaratë pas protestës, Veseli tha se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së vijojnë të kenë besim te bota perëndimore dhe te drejtësia e saj. Sipas tij, qëndrimi i tyre lidhet me kërkesën për korrigjimin e asaj që ai e cilësoi si një gabim me ndikim politik. “Ne nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë”, u shpreh Veseli. Ai falënderoi gjithashtu mediat për vëmendjen që po i kushtojnë çështjes së ish-krerëve të UÇK-së...
Burimi:
ntv.al