Djali dhunon prindërit, i ati transportohet drejt Traumës
Një 37-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij në një fshat të Durrësit, duke i lënë të plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Manzës. Një çift bashkëshortësh përkatësisht 69 dhe 72 vjeç janë plagosur rëndë nga djali i tyre. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bën me dije paraprakisht se djali ka probleme të shëndetit mendor. Njoftimi i policisë: Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e...
Burimi:
kohajone.com