Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës. Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit vazhdojnë që ftesën e tyre kundër projektit të PS për reformën administrative territoriale, që e bashkon Divjakën me Lushnjen. Folësve këtë të enjte i është bashkuar edhe ish-drejtori i parkut Divjakë Karavasta, Ardjan Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen pas presioneve që pati në lidhje me detyrën, pasi nuk pranonte të ndiqte urdhrat e ministres për të lejuar ndërtimet në parkun e Divjakës. Ai ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur këtë protestë duke goditur me fjalët e tij qeverinë dhe drejtuesit e saj vendorë. Marshimi i protestuesve në rrugët e qytetit mbylli dhe ditën e 42-të të protestës në Divjakë.