Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh kryesisht pas orëve të pasdites. Sipas SHMU-së, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Në disa zona nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.