Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri
Ditën e sotme (4 shtator) vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Burimi:
javanews.al