Dita e 22-të e revoltës/ Studentët vendosin nëpër karrige fotot e të rinjve të plagosur nga policia e Ramës
Studentët kanë vijuar sërish sot me protestën e tyre të përditshme tashmë prej 22 ditësh kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ata në mënyrë simbolike i janë përgjigjur edhe ftesave të të Ramës për dialog. Studentët kanë vene disa karrige para godinës së politeknikut dhe në këto karrige kanë vene fotot e studenteve dhe të rinjve të dhunuar nga policia e Ramës. Ndërkohë nëpër këto foto ka edhe mesazhe të shumta si, ‘poshtë diktatura’, ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Burimi:
syri.net