Dita e 120-të e reagimit qytetare ndaj keqqeverisjes, protestuesit përsërisin kërkesën e largimit të Ramës
Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare, e cila vijon prej disa muajsh me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin drejt Kryeministrisë. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara selisë së ekzekutivit, janë parashikuar fjalime dhe deklarata përmes të cilave protestuesit shprehin pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre ndaj politikave dhe vendimmarrjes së qeverisë. Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra. Në platformën e tyre politike përfshihet gjithashtu kërkesa për krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas organizatorëve, do të kishte si mision përgatitjen e vendit për zgjedhjet e ardhshme....
Burimi:
kohajone.com