Dita e 101-të/ Pas tensioneve te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Pas përplasjeve të ashpra pranë Kuvendit, ku kishte dhe seancë plenare, protestuesit tashmë janë bërë bashkë dhe janë mbledhur në një pikë të përbashkët. Protestuesit u nisën nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe vijuan ditën e 101-të para Kryeministrisë. “Poshtë qeveria”, “Edi Rama ka mbaru”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve. Më tej, protestuesit nsën me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Ramën”. Protestuesit hodhën dhe akuza në drejtim të efektivëve, duke thënë se blutë mbrojnë kriminelët.
Burimi:
gijotina.com