Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Studentët e grupimeve “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, në bashkëpunim me katër organizata të shoqërisë civile, kanë depozituar tre ankime në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar aktet e miratuara që lidhen me kufizimin e protestave dhe të drejtën për tubim. Përmes një deklarate publike, studentët bëjnë me dije se ankimet janë nënshkruar së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH), Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) dhe EcoAlbania. Sipas tyre, këto akte synojnë të kufizojnë hapësirat demokratike dhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar, kundërshtuar padrejtësitë dhe ngritur zërin. “Këto akte synojnë të ngushtojnë hapësirat e fundit demokratike që kanë mbetur, të drejtën për të protestuar, për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të ngritur mbi të gjitha zërin”, thuhet në deklaratën e studentëve....