“Disa nuk janë dakord, por…”/ Rama pret të riun në Kryeministri: Kjo është demokracia, me paqe dhe jo gurë e zjarr

“Disa nuk janë dakord, por…”/ Rama pret të riun në Kryeministri: Kjo është demokracia, me paqe dhe jo gurë e zjarr

takimi mes te riu dhe kryeministrit edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me një të ri në Kryeministri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videon e takimit, ku shihet duke e pritur të riun në zyrën e tij. Në nisje të videos shfaqet mesazhi i të riut, i cili i kishte kërkuar një takim kreut të qeverisë. "Përshëndetje zot Kryeministër Edi Rama. Jam një djalë 27 vjeç nga Shqipëria, person me aftësi të kufizuara dhe përdor karrocë me rrota. Kam  një dëshirë shumë të madhe nga zemra që një ditë të kem mundësinë t’ju takoj personalisht. Nuk ju shkruaj për ndonjë interes apo për të kërkuar diçka por thjesht do të ishte një kënaqësi dhe emocion i...