Dinamo- Teuta sot në Elbasan, Flamurtari e Besa ndeshje konfirmimi

Dinamo- Teuta sot në Elbasan, Flamurtari e Besa ndeshje konfirmimi

Futbolli shqiptar pas atij prezantimi dinjitoz të Egnatia në Conference League dje (1-1) ndaj Midtjyland, sot radha e kampionatëve shqiptare në Superiore dhe Kategori të Parë. Kështu java e 7-të Abissnet Superiore nis menjëherë me një supersfidë. Dinamo Siti, pritëse në “Elbasan Arena”, do të përballet me kryesusit e elitës, Teutën e Durrësit. Takimi do të startojë (sipas axhendës) në orën 18:30. Ndërkaq ky raund ecën nesër dhe pasnesër me 4 përballje të tjera. Në Vorë, nesër Tirana pret Laçin në orën 13:30 ndërsa po të shtunën luhet edhe dueli Skënderbeu- AF Elbasani. E diela ofron përballjet ;Vora-Partizani (13:30) ndërsa mbyll këtë xhiro takimi Egnatia- Vllaznia. Sakaq, sot ka në program dhe dy takime të javës së 6-të në Kategori të Parë. Në Orikum vjen...